237 mijë protestues në Francë kundër “Pasaportës së Gjelbër”
Më shumë se 230,000 njerëz marshuan në fundjavën e katërt radhazi në Francë në protestë kundër lejes së shëndetit dhe vaksinimit të detyrueshëm, një rritje duke e krahasuar me fundjavën e kaluar.
Protestat u zhvilluan në 198 qytete dhe qytete. Shifrat zyrtare të Ministrisë së Brendshme tregojnë se ishin 237,000 njerëz që marshuan në të gjithë vendin, përfshirë 17,000 në Paris. 33,000 më shumë se më 31 korrik, kur marshuan 204,000 njerëz.
Kishte një numër veçanërisht të madh të protestuesve në juglindje, ku të paktën 47,000 njerëz marshuan thuhej në raportin e policisë lokale. Duke përfshirë 19,000 në Toulon, pothuajse 10,000 në Nice, 8,000 në Montpellier dhe të paktën 6,000 në Marseille. 8 persona u arrestuan nga policia në Paris, përfshirë një të mitur.
Shifrat e protestës (numrat zyrtarë të Ministrisë së Brendshme)
14 korrik – 17,000
17 korrik – 114,000
24 korrik – 160,000
31 korrik – 204,000
7 gusht – 237,000
/R.Lika-Koha Jone/
Le cortège se dirige à présent vers la Place Massena.
Noir de monde vers la promenade di Paillon.#Nice #manif7aout pic.twitter.com/JhsNnMl9Sj— France Bleu Azur (@francebleuazur) August 7, 2021
Malgré une pluie battante, #Annecy était dans la place! 👌🏼👏🏼👏🏼 #Manifs7aout #manif7aout #PassSanitaire #NonAuPasseDeLaHonte #dictaturesanitaire pic.twitter.com/Fjy9hqrBUS
— Rosaly (@Rosaly1820) August 7, 2021
KOHA JONË SONDAZH

