24 deputetë u mblodhën për kafe në një lokal, Salianji kërkon bashkim
Këtë pasdite 24 deputetë të Partisë Demokratike, u mblodhën bashkë në një lokal, e jo në selinë blu. Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar bashkimin me grupit e Sali Berishës.
“Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike”, mësohet të ketë thënë Salianji.
Ka qenë deputeti Lefter Gështenja, ai i cili i ka thirrur për kafe deputetët e PD-së. Në takimin nuk morën pjesë asnjë nga deputetët që mbështesin Sali Berishën.