24 raste të reja/Manastirliu: 518 persona të prekur nga Covid-19

Për herë të parë, shifrat e reja të të prekurëve me Covid-19 në Shqipëri i ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Shqipërisë, ajo tha se numri i të prekurëve me Covid-19 shkon në 518 persona. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 raste të reja, ku 3 prej tyre janë staf mjekësor në qytetin e Kukësit. Nga ana tjetër, Manastirliu nuk harroi që të falenderoj stafin mjekësor i cili është në vijën e parë me përballjen me virusin.

SHKARKO APP