24 vjet demokraci, Basha: Krenar për arritjet e PD-së

Partia Demokratike feston sot 24-vjetorin e fitores së saj në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992.

24 vjet më parë votuesit shqiptarë do të paraqiteshin përpara kutive të votimit për të përcaktuar të ardhmen e tyre politike dhe aty fitoi 67% opozita demokratike, duke ndryshuar sistemin.

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 24 vjet më parë, me votë të lirë shqiptarët zgjodhën të ardhmen, shpresën dhe  Partinë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një postim në rrejtin social “Facebok”, Basha thekson se në këtë 22 Mars çdo demokrat dhe jo vetëm është krenar për arritjet që vendi ka shënuar nën drejtimin e Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rrëzimi i sistemit komunist dhe vendosja e pluralizmit në vend, ekonomia e tregut, liria për të besuar, menduar dhe shprehur, e drejta për tu arsimuar, infrastruktura, Shqipëria në NATO, lëvizja e lirë, dhe rekomandimi për statusin kandidat në Bashkimin Europian janë vepra të qeverisjes së Partisë Demokratike”, shprehet kreu i opozitës.

Sot më shumë se asnjëherë më parë në këto 24 vjet, vë në dukje Basha, kjo ditë frymëzon çdo shqiptar për të luftuar në mbrojtje të votës, në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Me votë ne do t’i çlirojmë qytetarët nga regjimi i varfërisë dhe i mjerimit, nga regjimi i dhunës dhe kërbaçit, nga regjimi i padrejtësisë dhe i mashtrimit, nga regjimi ku ligjin e bën krimineli dhe i riu apo e reja e sapodiplomuar, profesionisti i ndershëm apo intelektuali i guximshëm endet i papunë”, deklaron kreu i selisë blu.

Me votë, me zgjedhje të lira dhe të ndershme, ashtu si më 22 mars, shprehet Basha, shqiptarët do të hapin një rrugë të re shprese dhe zhvillimi për Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?