Zef Hila: Konsultime me çdo banor për një mirëadministrim të Bashkisë
Aktualitet Politikë E Martë, 25 Prill 2023 18:28
Zef Hila, kandidati për Bashkinë e Vau të Dejës në emër të krejt opozitës, ka vazhduar edhe sot takimet.
Ai ka postuar shënimin në facebook: “Të gjithë jemi të bashkuar drejt një qëllimi të vetëm për t’ia kthyer Bashkinë Vau Dejës qytetarëve të saj.
Kjo është fryma që gjej në çdo takim, e në mënyrë të veçantë në fshatin Kaçë. Gjatë bisedës me banorët e kësaj zone, vendosëm prioritetet për mandatin e ardhshëm për punët e mira dhe investimet që bashkarisht duhet të bëjmë, që ta transformojmë edhe këtë zonë të Bashkisë Vau Dejës!
Me besimin dhe mbështetjen tuaj do të bëjmë ndryshimin që ju të gjithë prisni!”- përfundon Zef Hila, të cilin të gjitha sondazhet e nxjerrin fitues.

KOHA JONË SONDAZH