25 prilli/Basha: Në listën e PS-së ka persona me rekorde të zeza kriminale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga forumi “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike, tha se në listat e PS-së ka njerëz me të shkuar kriminale. Nga ana tjetër, Basha nënvizoi se në lista ka përfaqësues dhe bosë të krimit të organizuar. Ndër të tjera kryedemokrati tha se qeveria dhe kryeministri janë në konflikt me interesin, me procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pjesë nga fjala

Prioritetet e vendit janë të qarta. Objektivat e Partisë Demokratike, të Aleancës për Ndryshim, të koalicionit tonë, janë të qarta. Pa luftuar korrupsionin, pa ndarë politikën nga krimi, Shqipëria nuk do të ecë përpara.

Ky është parakusht. Tashmë edhe parakusht zyrtar i Bashkimit Europian dhe i Këshillit Europian. Sot në listën e Partisë Socialiste ka prapë persona me rekorde të zeza kriminale, përfaqësues dhe bosë të krimit të organizuar.

Është fare e qartë dhe unë pres që Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të flasin qartë dhe prerë për këtë sot, jo pas zgjedhjeve. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë në konflikt me interesin, me procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky proces do të thotë më shumë transparencë.

SHKARKO APP