Celibashi thirrje partive: 8 marsi, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje partive që të dorëzojnë brenda afateve dhe të mos e lënë për në momentin e fundit, dokumentacionin e kandidimit.
Përmes një postimi në Twitter, ai rikujton se 8 marsi është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark, kërkon që të dorëzohen dokumentet për t’i dhënë kohë KQZ-së të bëjë detyrën e saj.
”Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, deklaron Celibashi.
📌Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & tí japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore. https://t.co/DP33YVRHEX
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) March 1, 2021