25 prilli/Kryemadhi takim me ambasadoren franceze: Prioritete të LSI janë nxitja e punësimit, rinia, arsimi cilësor dhe Integrimi Europian

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, këtë të enjte priti në një takim pune ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, ku sipas njoftimit për shtyp, thuhet se ndau prioritet e LSI, të cilat do të jenë të mëshiruara në programin e qeverisë së re të ndryshimit të pas 25 prillit.

Objektivat kryesore të LSI-së në qeverisje do të jenë nxitja e punësimit si prioritet i të gjithë politikave ekonomike për të realizuar garantimin e ritmeve më të larta të rritjes ekonomike dhe punësimit në mënyrë të veçantë për rininë dhe gruan; arsimi cilësor dhe integrimi europian i vendit. Kryemadhi dhe Barsacq ndanë vlerësime mbi potencialin e zhvillimit të Shqipërisë, ku një vëmendje me e madhe duhet të shkojë për rritjen dhe përgatitjen e burimeve njerëzore.

Kryetarja LSI u shpreh se nevojitet një politikë e jashtme që ndihmon biznesin vendas për të rritur eksportet si dhe po ashtu për të krijuar klimën e duhur për thithjen e investimeve të huaja. Në takim u fol dhe mbi zgjedhjet e 25 prillit, përgatitjet e fundit për to teksa na ndajnë edhe 100 ditë. Kryemadhi e informoi ambasadoren Elisabeth Barsacq se në listat e LSI do të ketë përfshirje të të rinjve dhe grave me kapacitete të spikatura profesionale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?