25 qershori – Padia e LSI për numëruesin e 3, hidhet shorti në Kolegjin Zgjedhor
Në Kolegjin Zgjedhor po zhvillohet seanca e hedhjes së shortit për padinë e LSI ndaj KQZ-së për numëruesin e tretë në zgjedhje.
Sipas vendimit të KQZ-së dje, kjo parti nuk mund ta ketë të sajn numëruesin e tretë në Grupet e Numërimit, por duhet ta ndajë me PDIU-në: Numëruesi i LSI në tryezat me numër çift dhe numëruesi i PDIU në tryezat me numër tek.
Shorti zgjodhi trupin gjykues të përbërë nga: Lindita Sinanaj, Gjin Gjonaj, Tomor Skreli, Sotiraq Lubonja, Shkëlqim Mustafa.
Me short u zgjodhën edhe relatori Gjin Gjoni.
Vijon…