25-vjetori i Avokatit të Popullit, kryeparlamentarja Spiropali: Ka rol të rëndësishëm për integrimin në BE

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë e 25-vjetorit të Institucionit të Avokatit të Popullit. Ajo theksoi se Avokati i Popullit ka luajtur një rol të rëndësishëm në korrigjimin e problematikave sociale dhe se Kuvendi i Shqipërisë ka trajtuar me seriozitet shumicën e rekomandimeve të tij.

Po ashtu Spiropali nënvizoi gjithashtu rolin kyç të institucionit në procesin e integrimit evropian dhe theksoi angazhimin e Kuvendit për të rritur konsultimin me qytetarët, në mënyrë që çdo raport i Avokatit të Popullit bashku që çdo raport i Avokatit të Popullit të mos ngelen vetëm si procedurë.

”Avokati i Popullit ka kontriubuar në korrigjimin e çështjeve sociale dhe Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar dhe ka trajtuar me seriozitet shumicën e rekomandimeve që vinë nga avokati i popullit. Kjo si energji ka sjell ndryshime konkrete si: rishikimi i procedurave të mbrojtjes së fëmijëve në sistemin social dhe në ndërhyrjen në institucionet e dënimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i Popullit ka pasur edhe një rol të rëndësishëm në integrimin në BE të Shqipërisë. Europa dhe institucionet e saj janë të ndërtuara nga vlerat dhe pikërisht eksperienca juaj prej 25 vitesh bëhen një burim i vyer për këshillimin e reformave legjislative dhe administrative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si Kryetare e Kuvendit dua të theksoj se sfidat e së ardhmes kërkojnë një përkushtim të përbashkët. Për këtë arsye Kuvendi do të vazhdojë të përmirësojë procedurat e konsultimet me qytetarët dhe së bashku që çdo raport i Avokatit të Popullit të mos ngelen vetëm si procedurë”,-tha Spiropali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?