“26 prilli të nisë i mbarë”, Enkelejd Alibeaj: Ka ardhur koha që të përndjekurit, demokratët e shqiptarët e ndershëm t’i japin fund regjimit

Ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë përpara ish të përndjekurve politikë, me rastin e 30-vjetorit të rënies së bustit të Enver Hoxhës, deklaroi se ka ardhur koha që shtresa e të persekutuarve dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm, t’i japin fund regjimit në pushtet.

Alibeaj theksoi se më 25 prill, shqiptarët do i japin fund këtij pushteti dhe me datë 26 nis e mbara për të gjithë kombin tonë.

Ka ardhur koha që të përndjekurit të trajtohen me dinjitet. Të përndjekurit politikë kanë hapësirën më të madhe të përfaqësimit. Të përndjekurit sot kanë brenda vetes biznesmenë të suksesshëm, njerëz që kanë arritur rezultate të mahnitshme në studime dhe në jetë.

Atë që ndoshta prindërit nuk arritën të na dhurojnë, ne ua kemi detyrim fëmijëve tanë. Sot të përndjekurit, demokratët, shqiptarët e ndershëm, kërkojnë t’i japin fund regjimit. Beteja jonë është më 25 prill, e mbara nis më datë 26”, u shpreh Alibeaj.

SHKARKO APP