27 shkurt seanca e përbashkët e qeverive Mali i Zi-Shqipëri, detajet e mbledhjes

Më 27 shkurt, pra të hënën e ardhshme do të mbahet seanca e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë, në godinën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në rrugën Rista Stijovića 5, në Podgoricë.

Pritet që ceremonia e mirëseardhjes solemne dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së të fillojë në orën 10:30. Fillimi i seancës së përbashkët është planifikuar për në orën 10:45.

Gjatë këtij takimi është parashikuar po ashtu që të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë-Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Dr Dritan Abazovic dhe Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?