29 korriku, Gazment Bardhi hedh akuza të forta: Një grup po merr kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm

Përçarja e PD-së zyrtare vijon dhe thellohet. Pas vendimit të Kryesisë së PD-së për të mbajtur zgjedhjet për kryetar më 29 korrik, në bazë kanë nisur lëvizjet për plotësimin e vakancave nëpër degë. Gazment Bardhi hedh akuza të forta grupit që deri dje ishte pjesë, kur tha se ata po marrin kompetencat që ai ka si sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

“Unë nuk di pse është zëvendësuar njëri apo tjetri, nuk kam firmosur asnjë vendim dhe nuk do firmos asnjë vendim që bie ndesh me statutin. Unë nuk do të jap detaje të zbatimit të statutit. Nuk kam dijeni për një propozim të tillë. Organizimi i PD-së është përgjegjësi e sekretarit të përgjithshëm. Mesa duket një grup kanë vendosur të ushtrojnë kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm. Unë do të zbatoj statutin e PD-së. Çdokush tjetër që ka vendosur të ecë përpara në procese anti statutore bën zgjedhjet e tij. Pa statut dhe pa rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë”, u shpreh Bardhi.

Nga ana tjetër, 8 anëtarë të Kryesisë së PD kanë kërkuar që krerëve të degëve t’i zgjatet mandati dhe të plotësohen vakancat aty nuk ku nuk ka kryetarë të strukturave vendore. Ky vendim është propozuar nga Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Gazment Koduzi, Taulanda Jupi, Kreshnik Collaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba.

SHKARKO APP