29-vjeçari ishte i prekur nga COVID-19 hidhet nga kati 3 dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

29-vjeçari ishte i prekur nga COVID-19 dhe ngjarja ka ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?