29-vjetori i themelimit, Maliqi: PD të jetë më e bashkuar se kurrë për të ndalur instalimin e diktaturës

Deputeti Lefter Maliqi teksa ka uruar ditëlindjen e 29-të të Partisë Demokratike, i bën thirrje lidershipit të saj që të bashkojë demokratët si e vetmja mënyrë për të ndalur instalimin e diktaturës në Edi Rama, si dhe për të bërë të mundur frenimin e fenomenit të shpopullimit të Shqipërisë.

“I uroj përzemërsisht gjithë demokratëve gëzuar 29 vjetorin e krijimit dhe themelimit të Partisë Demokratike. Ju uroj suksese në sfidat e ardhshme, duke çuar deri në fund ëndrrën dhe aspiratat e studentëve të dhjetorit 1990 për liri-demokraci dhe ëndrrën europiane. Sot duhet të jeni më të bashkuar se kurrë për të ndaluar instalimin e diktaturës, shpopullimin, krimin e organizuar dhe korrupsionin galopant. Krenar që kam qenë deputet i Partisë Demokratike në vitin 2009-2013 kur Shqipëria u fut në NATO dhe u bë e mundur lëvizja e lirë në BE. Gëzuar dhe urime”, shprehet deputeti Lefter Maliqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?