3 deputetët që mund të çelin seancën e parë të Kuvendit në shtator

Në shtator nis punën qeveria e re dhe jeta Parlamentare dhe sipas Rregullores së Kuvendit, deputeti në moshën më të madhe drejton seancën e parë plenare në fillimin e legjislaturës.

Nga deputetët që fituan mandatin më 25 prill janë Luljeta Bozo, e cila pritet të jetë deputetja në moshën më të madhe (datëlindja 1943), ndjekur nga Sali Berisha (datëlindja 1944) dhe i treti është Tritan Shehu 72-vjeç.

Nisur nga përcaktimet në Rregulloren e Kuvendit, është deputeti më i madh në moshë ai që drejton seancën inaguruese të Parlamentit, që në këtë rast është Luljeta Bozo.

Në rast se deputetja e PS-së e refuzon këtë rol, atëherë radha i kalon Sali Berishës, por edhe në dy legjislaturat e mëparshme ish-kryeministri e ka refuzuar një detyrë të tillë honorifike. Nga ana tjetër SHBA-ja nuk e do deputet Berishën në shtator.

Alternativa për të marrë fjalën i pari në Kuvendin e shtatorit është ajo e deputetit demokrat Tritan Shehu, i cili renditet i treti për nga mosha e deputetëve që do të hyjnë në Parlament.

SHKARKO APP