3 ditë shkollat mbyllur, Kushi: Njëri prind lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative e financiare
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se Këshilli i Ministrave ka vendosur, nisur edhe nga vendimi se shkollat do të mbyllen tre ditë, se njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare lidhur me ndërprerjen e mësimit.
Kushi bën me dije se i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme. Procesi mësimor nga data 24-26 janar është ndërprerë për shkak të uljes së temperaturave deri në -17 gradë Celsius.
“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24-26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme. Ju uroj të dielë të qetë”.