3 gra të vrara, Braçe godet tavolinën dhe ngre zërin në Kuvend: Gjyqtari që vendosi për Dan Hutrën…

Ish-zv/kryeministri, deputeti i PS-së Erion Braçe ka reaguar ashpër lidhur me vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave ditën e djeshme në Tiranë, nga 40-vjeçari Dan Hutra.

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti u shpreh se gjyqtari që vendosi për vrasësin serial e ka kaluar Vetting-un me ndërhyrje nga të dyja palët, majtas dhe djathtas.

“Është tmerr që ai njeri ishte dënuar me 16 vite burg, shumë pak se ka vrarë gruan e tij vetëm 22 vjeçe. Por lexoni çfarë thotë gjykatësi: ”Ky njeriu ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën të mos kuptojë rregullat dhe normat e familjes dhe shoqërisë, që ky njeri nuk ka kërcënuar por ka kanosur me fjalë jo me vepra”. Dhe ky gjyqtar e ka kaluar Vetting-un, dhe e ka kaluar me ndërhyrje edhe këtej edhe këtej, ky është problemi”,-tha Braçe.

SHKARKO APP