”3 herë u kthye nga rruga për në SHBA”/Berisha: Nëse Basha ka frikë burgun, të marrë statusin e të penduarit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha këtë të mërkurë i ftuar në një emision televiziv i është rikthyer sërish çështjes së financimeve ruse dhe ka i ka kërkuar Bashës që të japë sqarime. Për të nëse ish-kreu i PD-së ka frikë nga burgu është mirë që të marrë statusin e të penduarit.

“Ato që unë kam deklaruar janë të njohura. Basha ka pasur një problem në SHBA, e sigurt, por që mund ta ketë zgjidhur. Ky është një problem tjetër. Di që jo një, por 3 herë është kthyer nga rruga për në SHBA pasi i kanë thënë që ke dosjen ‘Muzin’. Dhe pastaj është akuzuar zyrtarisht nga inteligjenca e SHBA dhe një zëdhënës i SHBA se PD ka marrë financime ruse.

Basha duhet të sqarojë me çdo kusht problemin e financimit rus, ai është një kusht. Ka deklaruar se nuk është e vërtetë, por është e papranueshme nëse nuk thotë ku i ka marrë 625 mijë dollarë dhe si i ka kaluar në Skoci. Nëse ka frikë të futet në burg të kërkojë statusin e të penduarit dhe të flasë”, tha Berisha në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?