3 krerë degësh kundër Bashës: Dil vetë në bazë të kuptosh krizën
Tre nga kryetarët e degëve të PD-së, kanë dalë kundër propozimit të Lulzim Bashës që në terren për propozimet në lidhje me Reformën Territoriale do të dalë Gazment Bardhi.
Anton Pjetërnikaj, Dashamir Aliko dhe Isuf Çelaj i kanë kërkuar kryetarit Basha që të dalë ai në terren, pasi kështu do të kuptojë krizën e demokratëve.
Diskutimet u bënë këtë pasdite dhe takimi i Bashës me krerët zgjati prej 3 orësh. Pritet të shihet nëse do të dalë Basha ose Bardhi në terren.
Në terren është Sali Berisha që po zhvillon takime me demokratët dhe mesa duket Lulzim Basha nuk ka fuqi që ti dalë përballë demokratëve të zhgënjyer me të.