”3 mandate për çeljen e negociatave”, Berisha-Ramës: Të fundit e vodhe, nuk na pranon BE-ja me ty

”M’u ndesh të fitoja një mandat të tretë që të vijoja të prisja për çeljen e bisedimeve”,-tha sot kryeministri Edi Rama pas punimeve të Samitit të BE-së. Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se Rama e vodhi mandatin e tretë dhe se me të nuk çelen kurrë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e BE-së. Po ashtu Berisha thekson se Rama në Bruksel u soll si një dhi e zgjebosur me bishtin përpjetë, ndërsa ftoi qytetarët të protestojnë më 7 korrik.

Postimi i plotë

I shfazuar nga ‘JO-ja’ e madhe e liderëve të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Edi Rama u soll sot në Samitin, në të cilin tha se nuk do të shkonte, si një dhi e zgjebosur qe mban bishtin përpjetë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai rrahu gjoksin, duke thënë si me krenari se: Mu desh të fitoja një mandat të tretë, që të vazhdoja të prisja për çeljen e bisedimeve dhe ishte shumë të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt, i them këtij hokatari, shkaku kryesor, siç pohon edhe vete ai, nuk është Bullgaria, por pikërisht mandati i tretë i rrëmbyer nga ai duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë.

Ky është shkaku i të gjitha shkaqeve që pse BE nuk hap negociatat me Shqipërinë. Me Edi Ramën negociatat nuk hapen kurrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?