3 mijë refugjatë, Rama: Më vjen për të vjellë kur disa flasin për të zinj dhe për shkatërrim të rracës

Kritikave për marrëveshjen me Italinë që kanë pasur kryesisht tendencë paragjykuese për refugjatët që do vijnë nga Afrika, kryeministri Edi Rama i ftuar në ”Report Tv” u ka dhënë një përgjigje të prerë.

“Më vjen për të vjellë kur ndesh disa që flasin për të zinj e flasin për shkatërrim të rracës dhe për lloj lloj broçkullash të neveritshme. Ne fare mirë mund të ishim përballë një dyndje siç ishin vendet e tjera, Maqedonia para se të bëhej e veriut, Serbia, Kroacia, Sllovenia u përballën me flukse të jashtëzakonshem në dyndjen e madhe të 2015. Ne nuk u përballëm”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama tha se në marrëveshjen me Italinë, përcaktohet qartë se Shqipëria ka vetëm 3 mijë vende për të pritur emigrantë. Dhe shtoi se procedura e Italisë për të trajtuar kërkesat e tyre zgjat 28 ditë dhe me të mbaruar kjo procedurë, 3 mijë persona do largohen dhe do vijnë 3 mijë të tjerë.

”Ne kemi marrëveshje për 3 mijë vende. Nëse ikin 3 mijë dhe vijnë 3 mijë, ku është problemi këtu? Ne kemi disponilitet për 3 mijë vende. Kemi thënë do bëjmë një qendër pritje me 3 mijë vende. Në atë territor është komplet legjiclacioni italian. Italia ka një procedurë 28 ditë për të trajtuar një kërkesë. Nëse Italia do funksionojë për herë të parë si sahat zvicerian dhe do ndodhi një mrekulli, do thotë që brenda 28 ditësh 3 mijë kërkesa do trajtohen dhe do marrin përgjigjien dhe do vijnë 3 mijë të tjerë”,-tha Rama.

SHKARKO APP