3 orë e gjysmë pas atentatit ndaj prokurorit, ja çfarë dihet

Rreth orës 16:30 të ditës së sotme një breshëri plumbash u derdh mbi makinën me targë ”AA 333 ZD”, e cila drejtohej nga shtetasi Andi Maloku dhe pasagjerë ishin Arjan Ndoji, prokuror i Durrësit dhe Landi Muharremi. Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shkozetit dhe ishin kalimtarë të rastit që i erdhën menjëherë në ndihmë të plagosurve.

Arjan Ndoji dhe Landi Muharremi ndodhen në spitalin e Durrësit, ku ndodhen forca të shumta policie, ndërsa Andi Maloku për shkak se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e traumës. Në vendngjarje mbërritën drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Ardi Veliu, Donika Prela, Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj. Martini dhe Hajdarmataj do të jenë prokurorët që do të hetojnë çështjen.

Muajin e fundit Ndoja u akuzua publikisht nga Erjon Braçe, zv.kryeministër, dhe Edi Rama, kryeministër, si prokuror i lidhur me bandat kriminale dhe shkelës i Kushtetutës. Për akuzat ndaj Ndojit reagoi edhe Partia Demokratike, e cila i konsideroi shantazh ndaj drejtësisë dhe kërkoi nisjen e hetimeve për dy zyrtarët e lartë të Qeverisë.

Lexoni edhe:

Nëna e shoferit të prokurorit mbërrin në spital: ”Po jep jetën për 30 mijë lekë”

Atentati ndaj prokurorit, ”shtetrrethim” në spital. Asnjë nuk hyn dot

Prokurori Arjan Ndoja flet nga spitali: I njoh atentatorët

Flamur Noka: Prokurorin Ndoja e goditi pushteti

Atentati ndaj prokurorit, ”blindohet” Spitali i Traumës dhe i Durrësit

Atentati ndaj Prokurorit, Krimet marrin në dorë hetimet

Atentati ndaj prokurorit, shoferi në gjendje të rëndë tek Spitali i Traumës

Qëllohet me dy plumba mbi prokurorin e Durrësit. Rama dhe Braçe e sulmuan publikisht

SHKARKO APP