3 viktima dhe 466 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 3 pacientë të shtruar në spitalet Covid. ”Një qytetare nga Durrësi 75 vjeçe, një qytetar nga Kruja 81 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Po ashtu janë kryer 2503 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 466 qytetarë. ”186 në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Shkodër, nga 20 qytetarë në Durrës, Elbasan, 18 në Lushnje, 16 në Vlorë, 14 në Kavajë, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Tepelenë, 8 në Korçë, nga 7 qytetarë në Skrapar, Sarandë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Patos, Përmet, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Gjirokasër, Mallakastër, Krujë, Kurbin, 4 në Bulqizë, nga 3 qytetarë në Devoll, Berat, nga 2 qytetarë në Belsh, Memaliaj, Divjakë, Roskovec, Mat, Shijak, Kukës, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Pogradec, Poliçan, Peqin”.

Janë 6633 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,902 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 466
Të shëruar në 24 orë 524
Të shtruar në spitale 142
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2503
Testime totale 1,398,152
Raste pozitive 200,639
Raste të shëruara 190,902
Raste Aktive 6,633
Humbje jete 3,104

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3346
Fier 673
Gjirokastër 529
Shkodër 473
Berat 370
Durrës 346
Elbasan 295
Vlorë 204
Lezhë 142
Korçë 141
Dibër 69
Kukës 45

SHKARKO APP