3 vite luftë, Rama në samitin e Kievit: Rusia dhe Amerika po bisedojnë veçmas

Në 3-vjetorin e luftës në Ukrainë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në samitin që ka mbledhur liderët e BE në Kiev. Media ”Sky News” shkruan se Rama guxoi të ngrinte faktin se peizazhi diplomatik për Ukrainën ka ndryshuar në mënyrë themelore pas dialogut të Donald Trump me Rusinë dhe u bëri thirrje liderëve perëndimorë të mos e injorojnë këtë realitet të ri.

”Në një kontrast me premtimet e përsëritura për ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe dëshirën për ta parë Kievin pjesë të BE-së dhe NATO-s, kryeministri shqiptar ndonëse i mbështet këto objektiva theksoi se ishte thelbësore të pranohej fakti që Rusia dhe SHBA po zhvillojnë bisedime në mënyrë të pavarur”,-shkruan kjo media.

Rama tha se liderët po silleshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur, ndërkohë që me administratën e re në Shtëpinë e Bardhë shumë gjëra kishin ndryshuar. “Mendoj se diçka e rëndësishme ka ndodhur, siç e dini të gjithë, dhe çështja është se si do të mbështetet në mënyrë efektive Ukraina dhe si Europa si një kontinent mund të jetë efektive në mbrojtjen e vetes dhe në përfitimin maksimal nga diçka që po ndodh – një negociatë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”,-tha Rama.

SHKARKO APP