Meta padit Kuvendin

Kjo e hënë shënoi mbylljen e gjyqit për Presidentin Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese. Në seancën e fundit ishte parashikuar që juristët e kreut të shtetit do t’i përgjigjeshin plot 72 pyetjeve të bëra nga gjyqtarët kushtetues, por refuzuan ti lexojnë duke i dorëzuar veç me shkrim.

Meta nga ana e tij ka paraqitur prova të reja që e vendosin Kuvendin nën akuzë për falsifikim dokumentesh. Mazhoranca socialiste hodhi poshtë pretendimet, duke i kërkuar kreut të shtetit të ruajë qetësinë. Për Taulant Ballën, procesi në Gjytatën Kushtetuese ka qenë shumë i mirë dhe i shëndetshëm kushtetues për cilësinë demokracisë në Shqipëri.

Këshilltari i kreut të shtetit, Bledar Dervishaj deklaroi se Parlamenti përveçse ka marrë vendime të paligjshme, ka sjellë në gjykatë akte ligjore të manipuluara. Ai tha se Presidenti Meta do të padisë në Prokurori manipulimet e dokumenteve të Kuvendit.

Më 3 shkurt, Presidenca paraqiti një dokument prej 140 faqesh, ku vihej në pikëpyetje legjitimiteti i Kuvendit që votoi pro shkarkimit të presidentit, ndërsa mazhoranca socialiste u akuzua për hakmarrje politike.

Në këtë çështje është përfshirë edhe LSI-ja, ku ish-deputetja Silva Caka thotë se PS-ja me shkresat sipas tyre të manipuluara që depozitoi në Kuvend, po shfaq si falsifikator Gramoz Ruçin. Brenda 30 ditëve mund të kemi zhvillime suprizë.

SHKARKO APP