30 mjekë mbërrijnë në Itali. Luigi Di Maio: Faleminderit Shqipërisë. Duhet të jeni në BE

Krah Italisë dhe mjekëve atje që janë në luftë me koronavirusin, pjesë e vijës së parë do të jenë edhe 30 mjekë dhe infermierë. Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio i ka pritur personalisht vetë në aeroport stafin shqiptar. Përmes një video në facebook, Di Maio ka falënderuar Shqipërinë që u solidarizua me popullin italian në këtë kohë të vështirë. ”Ju falënderoj për solidaritetin e treguar, dhe kjo është një nga arsyet e mira pse Shqipëria duhet të jetë sa më shpejt pjesë e BE-së. Shpirti i tyre i solidaritetit që po tregojnë me këtë veprim, është pikërisht vlera e BE dhe që populli shqiptar po ia rikujton disa prej popujve evropianë këtë gjë”.

Dërgimi i mjekëve është bërë pas një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Luigi Di Maio. Mjekët shqiptarë do ndihmojnë kolegët e tyre dhe po ashtu do marrin dhe eksperiencën. Rama dhe Manastirliu përcollën mjekët deri në Rinas, ku u thanë se ata po shkojnë në luftë. Mësohet se mjekët dhe infermierët do të qëndrojnë 1 muaj në Itali dhe do të paguhen nga buxheti i shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për një pagesë prej 3 mijë euro në muaj për mjekët dhe 2500 euro për infermierët.

“Ju falënderojë për gatishmërinë, e di që disave u duket e çuditshme që 30 mjekë dhe infermierë të armatës sonë të vogël nisen sot për në vijën e zjarrin. E di po ashtu se nuk e përmbysin raportin mes forcës vrastare dhe atyre të mjekëve që luftojnë për ta mundur, por di që edhe andej është shtëpia jonë që kur Italia shpëtoi dhe na mikpriti dhe adaptuan në shtëpinë e tyre kur Shqipëria digjej nga dhimbjet e papërshkrueshme. Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm, nuk mund t’i mbajmë rezerve teksa në Itali po kurohen shqiptarë që janë plagosur nga armiku”, u shpreh Rama gjatë ceremonisë së nisjes së avionit drejt Italisë.

Dërgimi në Itali i 30 mjekëve e infermierëve, ka sjellë edhe reagimin e Luigi Sorecës. Ambasadori i BE-së në Tiranë, ka shprehur falënderimet për Shqipërinë që mbështet Italinë në këtë periudhë të vështirë që po kalon nga pandemia e Covid-19. ”Solidariteti i treguar demonstron një arsye tjetër të mirë që flamuri i Shqipërisë të valëvitet mes flamujve të Bashkimit Europian sa më shpejt të jetë e mundur. Fryma e tyre e solidaritetit dhe afërsisë që po demonstrojnë me këta njerëz këtu është pikërisht ajo vlerë e përbashkët që lindi dhe krijoi Bashkimin Europain”.

https://arkiva.kohajone.com/presidenti-meta-mirenjohje-dhe-krenari-per-30-mjeket-dhe-infermieret-tane-ne-itali/

https://www.facebook.com/LuigiDiMaio/videos/569972640278781/

 

https://arkiva.kohajone.com/media-nderkombetare-per-mjeket-shqiptare-drejt-bergamos-vendi-me-i-varfer-i-europes-ndihmon-italine/

SHKARKO APP