30 mjekë në Itali/Ambasadori i BE-së: Arsyeja që Shqipëria të hyjë në BE

Dërgimi në Itali i 30 mjekëve e infermierëve, ka sjellë edhe reagimin e Luigi Sorecës. Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka shprehur falënderimet për Shqipërinë që mbështet Italinë në këtë periudhë të vështirë që po kalon nga pandemia e Covid-19. ”Solidariteti i treguar demonstron një arsye tjetër të mirë që flamuri i Shqipërisë të valëvitet mes flamujve të Bashkimit Europian sa më shpejt të jetë e mundur. Fryma e tyre e solidaritetit dhe afërsisë që po demonstrojnë me këta njerëz këtu është pikërisht ajo vlerë e përbashkët që lindi dhe krijoi Bashkimin Europain”.

SHKARKO APP