30 pedagogë grevë urie me familjarët, thirrje Presidentit Begaj: Duam garanci për jetën

Pasditen e kësaj të mërkure, Sindikata e Punonjësve të Universitetit i kërkoi garanci Presidentit Bajram Begaj, dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë për jetën e pedagogëve dhe familjarëve të tyre që do të hyjnë në grevë urie. “Nëse kjo garanci jepet brenda 3 minutave, 3 orëve apo 3 ditëve, 30 pedagogët hyjnë menjëherë në grevë urie”, tha drejtuesi i sindikatës, Sandër Kovaçi.

SHKARKO APP