30 Qershori po ”fundoset”, 6 bashki pa kryetar

Nga: Redjon Shtylla

Nuk ka ndodhur më parë që një bashki të mos ketë drejtues dhe mesa duket, zgjedhjet moniste të 30 Qershorit, çdo ditë e më shumë po tregojnë se janë anti-kushtetuese. Në Shqipëri janë 6 bashki që nuk kanë kryetar të zgjedhur nga populli, pasi në zgjedhjet e fundit lokale mori pjesë vetëm një parti, PS-ja pasi opozita bojkoti. Vënia nën akuzë e kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj nga SPAK, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.

E para bashki që mbeti pa kryetar të zgjedhur nga procesi zgjedhor i 30 qershorit 2019 ishte Shkodra, pasi ende vijon në detyrë Voltana Ademi e votuar që në vitin 2015 dhe është kryetarja më jetëgjatë në historinë e vendit që mban një detyrë edhe pasi kanë kaluar 4 vite nga mandati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Durrësi nuk ka kryetar të zgjedhur nga populli, por të emëruar. Valbona Sako dha dorëheqjen pak ditë pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019 dhe e motivoi dorëheqjen me regimin publik që ngjalli një deklaratë e saj, ku tha se ”të jemi të kënaqur me 50 viktima”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia Vorë mbeti pa kryear në nëntor 2019, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkarkoi nga detyra Agim Kajmakun. Ai nuk kishte deklaruar në formularët e dekriminalizimit një dënim nga një gjykatë greke. Kajmaku po gjykohet në Gjykatën e Tiranës, jo vetëm për falsifikimin e formularit.

Bashkia Dibër është pa kryetar të zgjedhur, pasi ish-drejtuesi i dalë nga zgjedhjet e kaluara lokale dha dorëheqjen për të kandiduar si deputet në zgjedhjet e prillit 2021, ku nuk triumfoi.

Ndarja nga jeta për shkak të një infarkti e Haxhi Memollës, në shkurt 2020, la pa drejtues të zgjedhur Bashkinë e Rrogozhinës. Në korrik 2021, pa kryetar mbeti edhe Bashkia e Lushnjës. Fatos Tushe u shkarkua nga detyra me vendim qeverie, një ditë pasi u arrestua nga SPAK, si i dyshuar për “shpërdorim detyre”.

Gjykata Kushtetuese përfundoi shqyrtimin e padisë për ligjshmërinë e zgjedhjeve dhe tashmë është tërhequr për vendimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?