30-vjetori i Urdhrit të Mjekut, ministrja Koçiu: Rritje e pagave nga korriku për 20 mijë mjekë e infermierë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu këtë të shtunë mori pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të Urdhrit të Mjekut. Koçiu tha se nga korriku pagat e pothuajse 20 mijë mjekëve dhe infermierëve do të rriten, duke bërë një hap tjetër drejt standardeve europiane.

“Jemi të vendosur për të forcuar me tej marrëdhënien shtet-mjek-qytetar. Qeveria shqiptare dhe MSHMS mbeten të përkushtuara për adresimin e sfidave dhe krijimin e mundësive më të mira për mjekët tanë, duke siguruar që ata të kenë mbështetjen dhe kushtet e nevojshme për të zhvilluar profesionin e tyre këtu në vendin tonë”, nënvizoi Koçiu.

Postimi i plotë

Në ceremoninë e 30-vjetorit të Urdhrit të Mjekut. Krenarë për trupën tonë mjekësore gjithmonë e më profesionale dhe më të përgatitur. Të vendosur për të forcuar me tej marrëdhënien shtet-mjek-qytetar.

Qeveria shqiptare dhe MSHMS mbeten të përkushtuara për adresimin e sfidave dhe krijimin e mundësive më të mira për mjekët tanë, duke siguruar që ata të kenë mbështetjen dhe kushtet e nevojshme për të zhvilluar profesionin e tyre këtu në vendin tonë.

Nga korriku pagat e pothuajse 20 mijë mjekëve dhe infermierëve do të rriten, duke bërë një hap tjetër drejt standardeve europiane. Le të punojmë së bashku për një sistem shëndetësor më të fortë dhe më cilësor për të gjithë.

SHKARKO APP