”300 mijë ton naftë kontrabandohen”, Berisha: Një pronar peshkarexhe takohet me Ramën për këtë gjë
Kryedemokrati Sali Berisha, në një takim me ekspertë për çmimin e naftës dhe energjisë, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se janë të përfshirë në kontrabandën e naftës. Sipas tij qeveria kryen 300 mijë ton naftë kontrabandë, dhe se zinxhiri sesi funksionon një gjë e tillë tashmë është zbuluar. Po ashtu Berisha nënvizoi edhe se një pronar i një peshkarexhe ka takime të vazhdueshme me kryeministrin Edi Rama, për këtë gjë.
”Sot konsumi i naftës me 300 e ca mijë automjete më shumë se në vitin 2012, është më i paktë se sa ishte në vitin 2012. Në këtë vit, ARMO prodhonte rreth 150 mijë ton D-dysh, dhe 500 mijë ton importohej. Konsumi ishte tek 700 mijë ton.
Konsumi tek këto automjete që janë sot, duhet të jetë të paktën 800 mijë ton. Janë 300 mijë ton, që kontrabandohen, por si? Qeveria.
Nafta nuk është kokainë që futet në arka bananesh, është i nohur zinxhiri. Ka pronarë të peshkarexhave. Një prej tyre bën vetëm kontrabandë nafte, që i shkarkon lirshëm dhe që thuhet se takohet periodikisht me kryeministrin.
Nuk mund të ketë kontrabandë nafte pa një mbulesë të plotë të qeverisë. Ky të duket ndonjëherë se ka mendësinë e Shqipërisë pa vetura”.