Dënime nga gjykatat ndërkombëtare, Malaj: Qeveria “Rama” e papërgjegjshme dhe arrogante
Ndëshkimi nga Arbitrazhi për qeverinë shqiptare, e cila duhet ti paguajë 44 milionë euro kompanisë greke, se i ndërpreu punimet e autostradës Tiranë-Elbasan, është komentuar edhe nga ish-ministri i PS-së, Arben Malaj.
Ai thotë se deri më tani, në kurriz të shqiptarëve janë 300 milion euro borxh që qeveria i ka marrë nga gjykatat ndërkombëtare. Ndërkohë janë 1.7 miliardë dollarë gjyqe ku Shqipëria mund të humbasë.
“Një vendim gjykate ndërkombëtare që vërteton se qeveria Rama është e pa përgjegjeshme, arrogante dhe e babëzitur. Ja nga buroka “besnikëria neveritëse” e Taulant Ballës ndaj Ramës, të cilin po e vret politikisht dhe duhet ta “vras” edhe ligjërisht; modeli i qeverisjes së tij ku sundon korrupsioni dhe kapja e shtetit. Përse duhet shqiptarët të paguajnë këto vendime gjykate ndërkombëtare deri tani rreth 300 milion euro, ndërsa Taulant Balla kapardiset se do të jetë ministrini ri i Rendit publik, çka do të përbente një skandal publik. Kjo është periudha më e keqe tragjiko-komiko që po kalojnë shqiptarët, edhe për faj të tyre”,- shprehet Arben Malaj.
https://arkiva.kohajone.com/arbitrazhi-denon-shtetin-shqiptar-qeveria-duhet-te-paguaje-44-mln-greket-e-rruges-tirane-elbasan-rama-i-hoqi-per-ti-dhene-pagesen-edmond-begos/