31 vite nga themelimi i FRESSH, Balla nga Fieri fton të rinjtë në PS: Duhet të jeni krah fituesve
Sportiv dhe mes të rinjëve, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka festuar këtë të dielë 31 vjetorin e themelimit të FRESSH nga Apollonia.
Balla fton çdo të ri e të re të qarkut të Fierit, të anëtarësohet në partinë socialiste, sepse sipas tij është gjithnjë fituese, e brezi i ri duhet të jetë krah një force politike që gjithnjë fiton falë ndihmës për nevojtarët.
Balla thekson se ky përvjetor i Forumit tw Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë mblodhi partinë socialiste në smeraldin e historisë shqiptare në të cilin do shtohen themelet e reja.
”Të zgjidhni PS sepse është e vetmja forcë politike, që gjatë gjithë këtyre viteve, nuk ka çeduar integritetin shqiptar. Prandaj, ne menduam që në këtë përvjetor, të mblidheshim të gjithë në një prej smeraldeve të historisë shqiptare, në qytetin e vjetër antik të Apollonisë. Ne shqiptarët, jo vetëm që kemi themelet tona, por do të vëmë themelet e reja. Ftojmë çdo të ri e të re, të bëhet pjesë e PS-së. Ju të rinjtë duhet të jeni gjithnjë fitues dhe ka një forcë politike që është fituese, ajo është PS. Sepse është pranë njerëzve në nevojë. Gëzuar FRESSHI ditëlindjen”,- tha Balla.