Pandeli Majko uron me foton e Fatos Nanos me Dritëro Agollin, por harron Edi Ramën
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2022/06/287410838_569677351190081_7958866078065572934_n-1.jpg)
Ish-kryeministri, deputeti socialist Pandeli Majko ka uruar 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, duke postuar një foto të një prej themeluesve, Fatos Nanos me shkrimtarin Dritëro Agolli.
“Shumica e jetës së njeriut, është veprimtari plotësuese. Ka çaste, kur rastësia kthehet në dicka të përsosur, siç ishte 12 qershori i 31 viteve më parë. Gëzuar ditëlindjen Familja ime, Partia Socialiste”- shkruan Majko duke mos përmendur Edi Ramën që po i mban në pushtet prej 9 vitesh.