32-vjetori i PD, Berisha: Me Bashën kjo parti u kthye në fasadë. U tradhtua populli

Kreu i PD-së, Sali Berisha mbajti këtë mbrëmje ceremoninë e 32-vjetorit të PD-së, duke përmendur Luzim Bashën, duke thënë se për shkak të pazareve të tij, Partia Demokratike u shndërrua në një fasadë të një qeverie e cila kalonte nga skandali në skandal.

“Sot duhet të përulem me nderim të madh dhe të falënderoj me mirënjohje të pakufishme ato qindra mijëra që investuan mendjen, energjitë, përkushtimn, dijet e tyre në këto dekada për transformimin e Shqipërisë, e cila me gjithë situatën realisht dramatike që ndodhet por krahasuar me Shqipërinë e 32 viteve më parë, ju garantoj se është 32 herë më larg pa asnjë krahasim. PD u themelua 32 vite më parë para së gjithash si parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

U themelua si parti e pamposhtur e interesit kombëtar dhe çështjes kombëtare. Nuk është turp të jesh opozitë. Kjo parti për shkak të takimeve dhe marrëveshjeve të fshehta, për shkak të bizneseve të kreut të përziera e papërziera me qeverinë, për shkaqeve të tjera që nuk kishin të bënin me anëtarët e PD u shndërrua në një fasadë të një qeverie e cila kalonte nga skandali në skandal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga korrupsioni, vjedhja, akte anti demokratike dhe në zgjedhjet e 25 prillit, një besim i jashtëzakonshëm i qytetarëve shqiptarë, i popullit opozitar u tradhtua, u shkelmua për interesa më të ulëta vetëm e vetëm që PD të shndërrohej në një aleate të PS dhe Edi Ramës”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?