32 vjetori i PD në Bulqizë, Berisha: Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës

Në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD-së në Bulqizë, i pranishëm ka qenë edhe krye demokrati Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, ai tha se misioni i PD-së është mbrojtja e interesit kombëtar. Nga Bulqiza, Berisha pohoi edhe se PD-në është themeluar si partia e lirive dhe të drejtave të qytetarëve

”Misioni ynë ishte misioni i rikthimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptarë. Misioni ynë ishte vendosja e Shqipërisë dhe shqiptarëve në anën e drejtë të historisë, rreshtimi i tyre me aleatët e vetë natyral. Misioni ynë ishte mbrojtja e interesit kombëtar pavarësisht na çmimi. Shqipëria vinte në vitin 1990, si vendi më i tradhtuar. Kombi shqiptar ishte kombi më i tradhtuar.

Enver Hoxha edhe në vitin 1982 mburrej se Kosovën ua lamë Titos, ua lamë jugosllavëve. Ne u ngritëm me guxim për të drejtën e shqiptarëve për të qenë të lirë kudo që janë, u ngritëm me guxim për të mbrojtur çështjen shqiptare.

Nuk kishim shkolla politike, po kishim ideale të larta fisnike njerëzore, kishim dashuri për Shqipërinë dhe sot demokrate e demokratë, mblidhemi në këtë sallë e kudo që jemi me një trashëgimi të pakrahasueshme e cila bën krenar ju, fëmijët tuaj dhe brezat që vijnë”,-tha Berisha.

SHKARKO APP