34-vjetori i RD, Sali Berisha: Në Shqipëri fjala e lirë ndiqet me burg

Sali Berisha në 34-vjetorin e themelit të gazetës Rilindja Demokratike, tha se në Shqipëri është hipokrizi të flasësh për fjalën e lirë, pasi ajo ndiqet me burg. ”Një deputet i ri, një deputet që mbase nuk kishte marrë rrogë në administratë shtetërore, pse publikoi regjistrimin e një gazetari guximtar, sot ndodhet në qelitë e Fierit, nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Sot mediat kanë një kontroll të shumëfishtë. Sot qeveritarët nuk paraqiten më në debatet televizive se këta, vjedhjet e tyre nuk kanë mundësi t’i mbrojnë”,-tha Berisha.

Teksa sjell në vëmendje varjen e poetit Havzi Nela, Berisha thotë se edhe sot pas 36 vitesh, Rama firmos të varë në litar Tik Tokun. ”Akti më i rëndë i censurës që mund të ndërmerret. Akti më i rëndë ndaj fjalës së lirë. Një platformë e cila ka një përdorim masiv sot, por duhet ta pranoj se njëlloj si Tëitteri, pasi u ble nga Elon Musk, nuk ka censurë. Tik Toku censurë nuk ka. Por meqenëse nuk ka censurë, Edi Rama njëlloj si i ati firmos për ta varur në litar. Imagjinoni ju se cili është koncepti i tij për fjalën e lirë”.

Censura, sipas Berishës, nuk është vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e lirisë, por mori përgjigje në 5 nëntor me fitoren e Donald Trump. ”Censura penetroi si kancer në trupin gjigand të mamuthëve të komunikimit, do të mbetet më i madh se të gjithë të tjerët, Elon Musk, jo për hapësirat që ka pushtuar, por për blerjen e Twitterit dhe heqjen e censurës në këtë mediat”.

SHKARKO APP