35 deputetë munguan në Kuvendin Kombëtar, Sali Berisha: Do afrohen dora-dorës me shumicën
Deputetët të cilët nuk i’u bashkuan Kuvendin Kombëtar, sipas Sali Berishës do të afrohen “dora-dorës” me shumicën. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se thirrja për bashkim funksionoi dhe pret që edhe të tjerët t’i bashkohen, pasi 35 prej deputetëve të PD munguan në Kuvendin e 30 prillit.
”Mos harroni vetëm një moment, gjatë procesit të kryetarëve të degëve, votuan 41 mijë anëtarë. Kurrë në histori nuk ka pasur një pjesëmarrje të tillë.
Për ata që dinë se çfarë është bashkimi, ky është bashkimi më i madh. 40 mijë antarë aktiv, janë një ushtri madhështore, e fuqishme, e pathyeshme e pamposhtur. Partia erdhi më 30 prill më e bashkuar se asnjëherë, me qindra dhe mijëra anëtarë dhe drejtues të saj që para 6 marsit nuk ishin, u bashkuan në këtë proces.
Ish-kryetarët u rikonfirmuan kryetarë, antarësia u bashkua. Ka disa grupe të vogla që dora dorës do bashkohen. Thirrja e bashkimit do funksionoj, përkundrejt sulmet dhe trillimeve të qeverisë”.