35 mijë lekë në muaj qira banese për 19 deputetë me lekët e taksapaguesve, kryesojnë më “pasivët” në seanca
Kuvendi paguan qiranë për 19 deputetë të cilën vijnë nga qytete të largëta. 10 deputetë të Partisë Socialiste, 5 të Partisë Demokratike, 2 të PSD-së dhe 2 të PDIU-së marrin kompensim 350 mijë lekë të vjetra për shtëpitë që përdorin në Tiranë.
Antoneta Dhima , Fadil Nasufi, Teuta Ramaj , Baftjar Zeqaj, Enslemvera Zake, Niko Kuri, Anduel Tahira, Pranvera Resulaj dhe Mirela Pitushi. Kompensim marrin dhe dy deputetët e Tom Doshit në Shkodër, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi.
Të drejtën për qira të paguar nga shteti mes demokratëve e kanë shfrytëzuar: Saimir Korreshi, Eralda Bano, Greta Bardeli, Sorina Koti dhe Arbi Agalliu. 350 mij lekëshin çdo muaj e kanë marrë edhe dy deputetët çamë: Gëzim Ademaj dhe Nusret Avdulla.
Vihet re se përgjithësisht, ata që e kanë kërkuar edhe këtë bonus nga lekët e taksapaguesve, nuk hyjnë tek deputetët më aktivë të parlamentit, bazuar në raportet e monitorimit.