4 ditë nga Maratona e Tiranës, Veliaj publikon itinerarin: Më shume së 4500 garues të regjistruar

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bën me dije se deri tani janë regjistruar më shume së 4500 garues për të marrë pjesë në edicionin e 8-të të maratonës së Tiranës, që zhvillohet 20 tetor.

Përmes një postimi në rrjete sociale ai shprehet se pjesëmarrësit do të vijnë nga mbi 50 vende të botës.

“Edhe 4 ditë na ndajnë nga aktiviteti më i madh sportiv i vitit, “Maratona e Tiranës 2024”, edicioni i VIII-të. Më shume së 4500 garues të regjistruar, nga te cilet mbi 900 te huaj, nga më shumë se 50 vende të botës, priten të garojnë në datë 20 Tetor, në 4 kategori:We too 5 km; 10 km; 21 km; 42 km”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj ka publikuar edhe itinerarin që do të përshkojë maratona duke kaluar nëpër pikat më tërheqëse të Tiranës. Kujtojmë se maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon”, “Half Marathon”, “Tirana 10K” dhe “We Too” dhe për secilën prej tyre janë parashikuar çmime të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?