4 fëmijë dhe një grua u shpëtuan nga kampi Al-Hawl, Rama: Vështirësi për kthimin e disa fëmijëve

Kryeministri Rama, në një konferencë pas mbërritjes në Siri në Rinas, me zërin e dridhur dhe frymëmarrjen e vështirësuar, u pa i prekur në fjalën e parë para gazetarëve.

”Mirëdita, shumë faleminderit që keni ardhur këtu, mendoj se është një arsye e pazakonshme. Më vjen mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar por të suksesshëm. Por ajo që është më e rëndësishme është që kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë. Fëmijët e tjerë janë identifikuar, janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve dhe intervistave. Herët ose vonë do të kthejmë edhe pjesën tjetër këtu në Shqipëri”,-tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se ka vështirësi për kthimin e disa fëmijëve. ”Dua të them që nxjerrja e këtyre fëmijëve nga një ferr është proces i komlikuar, janë në mes prindër që kanë pozicione të radikalizuara. Ka forca kampi që nuk janë të njëjtat që duhet diskutuar për të kaluar pa surpriza dhe gryka zjarresh. Puna e bërë ka qënë intensive. Siç e kam thënë edhe sot paradite, e gjithë kjo është mundësuar falë gjeneralit Abass Ibrahim që më premtoi se operacioni do të vijojë. Edhe disa fëmijë janë në vështirësi, por nuk dua të jap detaje sepse mund të kompromentojnë”.

SHKARKO APP