4200 firmat, Berisha: Drita e tyre verboi selinë dhe kryetarin pa parti, Rama ka frikë

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, 4200 firmat e mbledhura nga anëtarët për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhejtor, janë kthyer në një frikë për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, që për të duan që të shkatërrojë PD-në.

”Janë depozituar 4200 firma. Të gjitha me emër mbiemër, numër anëtarësie partie dhe me funksione. Është e paimagjinueshme. Drita e tyre verboi selinë dhe kryetarin pa parti. Pas zgjedhjes së tij urgjente, keni konstatuar ndonjë takim të tij me ju?

Atë e ka pushtuar një frikë e tmerrshme, jo nga pushteti se me ta është në ujdi, por nga ju. Ai ka frikë nga ju sepse e di se ju nuk pranoni pazare me Edi Ramën. Ju e dini se nuk e pranoni pluralizmin fasadë. Janë këto arsyet pse kryetari ka frikë dhe nuk takohet me ju.

Firmat janë garancitë e një opozite vigane dhe së shpejti fitimtare. Ata të cilët që përpiqen të mohojnë firmat, do të bëjnë mirë që të çlirohen nga frika e tyre. Ne nuk ia njohim pushtetin Edi Ramës. Nuk do t’i pranojmë ato që u pranuan në zgjedhjet e 25 prillit”.

SHKARKO APP