48 orë para afatit final për koalicionet, Idrizi i shkon Bashës në zyrë

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi është duke zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu.

Deri më tani nuk janë bërë me dije detaje se çfarë po diskutohet mes dy aleatëve, ndërsa sot Basha po pret të gjithë bashkëpunëtorët.

Zhvillimet në selinë e PD vijnë 48 orë para afatit final për koalicionet, për të cilat numri një i demokratëve ka arritur akord vetëm me Agron Dukën, Nard Ndokën dhe Dashamir Shehin.

SHKARKO APP