5.4 milion euro te dhëndrri i Berishës! Ja se cilat janë pasuritë që GJKKO i sekuestroi Malltezit

Sekuestrot preventive të llogarive bankare dhe pasurive të paluajtshme që GJKKO ka vendosur në ato që Malltezi zotëronte përfshijnë:
16 pasuri të paluajtshme, 6 llogari bankare në (euro, lekë dhe dollar), si dhe kuotat e kapitalit themeltar në “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave)” .

Njoftimi nga SPAK:
“Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M., si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave)” thuhet në njoftimin e sotëm në SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, të gjitha përfitimet monetare që ka marrë Jamarbër Malltezi në cilësinë e investitorit, nga shoqëria Homeplan shpk, pa investuar tek kjo e fundit, e që i ka marrë para se të deklarohej si bashkëortak dhe më tej, pas vitit 2018, arrijnë në shumën 673 mln lekë, ose 5.4 mln euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?