5 shtyllat kryesore të qeverisë ”Rama 3”, paketë falas çifteve që s’bëjnë dot fëmijë dhe rritje e pagave

Partia fituese e zgjedhjeve të 25 prillit që është PS-ja e që vijon mandatin qeverisës për herë të 3-të, ka shpalosur 5 shtyllat kryesore të programit.

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha se është miratuar rendi i ditës dhe koha e debatit. Për gazetarët ai tha se kryeministri Edi Rama dhe ministrat do ti përgjigjen çdo pyetjeve nga opozita.

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër (e enjte) në seancë planare, aty ku pritet prezantimi i programit politik dhe përbërjes së kabinetit qeveritar “Rama 3”, e cila pritet të votohet në fund të seancës nga Parlamenti.

5 shtyllat kryesore

1-Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia;

2-Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë.

3-Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve;

4-Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen;

5-Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.

Strehimi i çifteve të reja

Programi parashikon për familjet e reja 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë. Për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, do të ndërtohen në vit 2000 mijë banesa sociale nga 2022.

Do të rriten me 40% pagat e mësuesve, mjekëve e infermierëve! Pagat e punonjësve të administratës rriten me 30%

Nga korriku i vitit 2020, do të rriten gradualisht dhe në mënyrë të përshkallëzuar pagat për mësuesit, mjekët, inferemierët e punonjësit e administratës publike.

Në fund të pranverës 2022 s’do ketë gjurmë të tërmetit! Për 3 vite 60 miliardë lekë për rindërtimin, 12 mijë apartamente, 4500 shtëpi individuale

Në fund të pranverës së vitit 2022 nuk do të ketë gjurmë të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019.

1-4500 banesa të reja individuale do të përfundojnë, duke strehuar të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre.

2-13 mijë familjet që po trajtohen aktualisht me bonus qiraje do të vijojnë të marrin bonusin dhe përfitimet e tjera deri në ditën që do t’u dorëzohen çelësat e shtëpisë së re në dorë.

3-12 mijë apartamente në lagjet e reja do të jenë ndërtuar duke strehuar t,ë gjithë familjet që humbën apartamentet e tyre.

4-28 kantiere të reja të infrastrukturës publike do të kenë përfunduar deri në pranverën e vitit 2022.

5-Shkollat e reja po ngrihen shumë më të forta, shumë më moderne dhe për t’iu përgjigjur nevojave të kohës. Brenda pranverës 2022 përfundon rehabilitimi dhe ndërtimi i mbi 160 çerdheve, kopshteve, shkollave e konvikteve.

Paketë falas çifteve që s’bëjnë dot fëmijë

Në programin qeverisës thuhet se prindërve që nuk bëjnë dot fëmijë, nga viti 2022 do tu ofrohet falas paketa e fertilitetit. Për familjet me të ardhura deri në 100 mijë lekë në muaj, qeveria do të ofrojë 10 mijë lekë për çdo familje që të heqin shpenzimet e çerdhes ose kopshtit çdo muaj. Do të krijohen dy programe të dedikuara për kujdesin e syve dhe atë oral. Kjo paketë do të jetë falas dhe do të shërbejë për fëmijët nga 6-15 vjeç.

SHKARKO APP