5 viktima dhe 573 raste të reja në 24 orë nga Covid-19
Betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 5 pacientë të shtruar në spitalet Covid. ”Dy qytetarë nga Tirana 58 dhe 73 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 65 dhe 70 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.
Po ashtu janë kryer 3,498 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 573 qytetarë. ”270 në Tiranë, 32 Berat, 29 në Fier, 22 në Vlorë, 19 në Durrës, Kamëz, 17 në Elbasan, 16 në Gjirokastër, 12 në Krujë, 11 në Lushnje, 10 në Shkodër, Libohovë, 9 në Lezhë, Korçë, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Dimal, 5 në Fushë Arrëz, Kurbin, 4 në Mallakastër, Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, 3 në Tropojë, Delvinë, Gramsh, 2 në Kukës, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Kolonjë, 1 në Vau i Dejës, Has, Dibër, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Belsh”.
Janë 8,343 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 458 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,687 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 573
Të shëruar në 24 orë 458
Të shtruar në spitale 165
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3,498
Testime totale 1,344,328
Raste pozitive 192,013
Raste të shëruara 180,687
Raste Aktive 8,343
Humbje jete 2,983
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,455
Fier 847
Shkodër 458
Vlorë 459
Durrës 419
Gjirokastër 411
Berat 381
Elbasan 341
Lezhë 197
Korçë 188
Kukës 77
Dibër 75