5 viktima dhe ulje e rasteve të reja në 24 orë nga Covid-19

Betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 5 pacientë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë, informon se ”Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid-19, pesë qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana të moshave 45-74 vjeç, 1 qytetare nga Elbasani 65-vjeçe, 1 qytetar 71-vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Po në 24 orët e fundit kryer 3067 testime, ku pozitivë janë 207 qytetarë. ”119 në Tiranë, 13 në Lushnje, 11 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Sarandë, nga 5 raste në Tepelenë, Përmet, Vlorë, 4 në Kamëz, nga 3 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, nga 2 raste në Librazhd, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Krujë, Kurbin, nga 1 rast në Kukës, Lezhë, Mirditë, Konispol, Libohovë, Peqin, Gramsh”.

Janë 8655 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 498 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,628 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 207
Të shëruar në 24 orë 498
Të shtruar në spitale 185
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3067
Testime totale 1,216,793
Raste pozitive 172,001
Raste të shëruara 160,628
Raste Aktive 8655
Humbje jete 2,718

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3847
Durrës 906
Fier 733
Shkodër 654
Vlorë 543
Elbasan 474
Berat 370
Lezhë 335
Gjirokastër 233
Korçë 203
Kukës 185
Dibër 172

SHKARKO APP