50 fëmijë të burgosur në kampin Al-Hawl në Siri, protestë tek Kryeministria: Na i ktheni në shtëpi (FOTO)
Drama në kampin Al-Hawl në Siri është e madhe. Fëmijë të vetmuar, grupe familjesh pa baba, frikë dhe shumë trishtim. Kur të gjithë fëmijët u rikthyen në shkollë, 50 fëmijët shqiptarë që janë ende të burgosur në këtë kamp, ende nuk e kanë të sigurtë jetën. Ndaj dhe para Kryeministrisë u mblodhën familjarët e Eva dhe Endrit Dumani që ndodhen në Siri por dhe shumë qytetarë dhe familjarë të 50 fëmijëve të burgosur në këtë kamp. Ata me pankarta në duar kërkojnë rikthimin e dy fëmijëve në vend dhe në shenjë simblokie vendosën çanta bosh me emrat e tyre para shkallëve të Kryeministrisë.
Këshilltarit i Kryetarit të KMSH-së, Ylli Gurra tha se qeveria shqiptare ka përgjegjësi mbi qytetarët e saj dhe duhet që sa më shpejt të ndërhyjë për të rikthyer fëmijët shqiptarë në kampin e Sirisë, në shtëpinë e tyre. “Çdo qeveri e çdo vendi ka përgjegjësi për qytetarët e vet. I lutem zotit që të gjithë këta familjarë, vëllezër dhe motra që kanë mbetur në Siri, të kthehen në shtëpitë e tyre. Koha dhe dita e riatdhesimit të këtyre fëmijëve të jetë sa më e shkurtër. Që të shpëtojnë jetën e këtyre fëmijëve, pa hyrë në analizë për ekstremizmin. Thirrja e vetme është që të shpëtojmë fëmijët dhe qytetarët që kanë mbetur në kampin “Al Hawal”. Çdo kohë që kalon është humbja e fëmijëve tanë në Siri. Edhe ky do të jetë turpi më i madh i shqiptarëve”, deklaroi Gurra.
Endrit dhe Eva Dumani janë dy fëmijët e mitur nga Tirana, të cilët prej rreth 6 vitesh ndodhen në zonën e luftës në Siri. Prej shumë kohësh për ta është kujdesur gjyshja e tyre Mentije Dumani por ajo ndërroi jetë pak ditë më parë në kampin Al-Holn. Dy fëmijët u larguan me të atin Shkëlzen Dumani i cili gënjeu të shoqen, mori autorizimin e saj dhe bashkë me fëmijët iu bashkua luftës së shtetit islamik. Ai vdiq gjatë luftimeve të grupit islamik, ndërsa tashmë pas 6 vitesh familjarët shpresojnë që ata të kenë fatin e Alvinit, i cili tashmë ndodhet pranë familjes.