50 mijë shqiptarë bëhen evropianë
Shqiptarët kryesojnë listën e personave emigrantë në Europë dhe nga vendi çdo ditë e më shumë po ikën rinia. Rreth 50 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportë të një vendi të Bashkimit Europian gjatë vitit 2022, duke u renditur kështu të tretët në Europë pas marokenëve dhe sirianëve.
Shteti që ka dhënë më shumë shtetësi për shqiptarët është Italia me 75.8% e ndjekur nga Greqia me 19.2% dhe Suedia e Belgjika me 1.2% dhe 0.9%. Në total, janë afro 604 mijë shqiptarë që në 20 vitet e fundit janë pajisur me një pasaportë të një vendi të Bashkimit Europian.
Rritja përkon me emigracionin që ndër vite ka qenë në shifra të larta duke u kthyer kështu në një shqetësim real për ekonominë vendase. Në të gjithë Europën, morën shtetësinë e një vendi të BE-së: 989 mijë persona, një rritje kjo me rreth 20% krahasuar me vitin 2021.